Zjarr në një shtëpi në Kolovicë, zjarrfikësit lokalizojnë flakët

0%

Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtëpi në rrugën “Sheshi i Arbërit”, te Bunari i Hajratit në Prishtinë. Drejtori i Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka bërë të ditur për Sinjalin se rasti është raportuar rreth orës . “Është pranuar informata për zjarr në një shtëpi. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar”, ka deklaruar Gashi.

Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo për dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com