Shpërndaje në: Portierit që bëri famë në Kupën e Botës, Vozinha, i është bërë pritje e ngrohtë pasi më në fund arriti në Kili. 40-vjeçari shkëlqeu për Kepin e Gjelbër në Kupën e Botës. Ai ditë më parë arriti marrëveshje me skuadrën e njohur Colo-Colo, por nuk iu bashkua asaj deri të hënën.
Madje ka pasur raportime se Vozinha po negocionte me një skuadër të Marokut edhe pasi u bë publik kalimi te Colo-Colo. “Jam shumë i lumtur që kam arritur këtu dhe i falënderoj tifozët për durimin”, ka thënë Vozinha pasi arriti në aeroportin e Santiagos. Shumë tifozë dolën që ta presin portierin që deri në Botëror ishte i panjohur dhe tani është yll i madh.
Las primeras palabras de Vozinha en su arribo a Chile para incorporarse a Colo-Colo Presentado por Jetour —– Vozinha’s first words upon arriving in Chile to join Colo-Colo Presented by Jetour —- As primeiras palavras da Vozinha ao chegar ao Chile para se juntar ao… pic.twitter.com/VjnkrcTQfJ — Colo-Colo (@ColoColo) August 3, 2026
