“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, Sunny Hill reagon për

0%

Sunny Hill Festival ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me flamingon rozë që u vendos në parkun e festivalit dhe që ditët e fundit ka ngjallur diskutime e interpretime të ndryshme në publik.

Festivali publikoi një fotografi të flamingos, duke treguar historinë e saj dhe duke e cilësuar si një element artistik që ka shoqëruar rrugëtimin e Dua Lipës dhe Sunny Hill ndër vite.

Në postimin e festivalit thuhet se flamingoja u shfaq për herë të parë në vitin 2018 në skenën e Billboard Music Awards, ndërsa më pas u bë pjesë e identitetit vizual të Dua Lipës në videoklipin e saj të famshëm “New Rules”, një nga hitet më të mëdha të karrierës së saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sunny Hill Festival/Instagram Më pas, instalacioni artistik u shfaq në Sunny Hill në vitin 2022 dhe pas një ndryshimi estetik u rikthye në parkun e festivalit në vitin 2024. “Lindur në vitin 2018 në skenën e Billboard Music Awards, mbërriti në Sunny Hill në vitin 2022, pësoi një ndryshim shkëlqyes (glow-up) dhe zbriti në parkun e festivalit Sunny Hill në vitin 2024.

Disa gjëra janë thjesht kujtime të bukura, vepra të mëdha arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, thuhet në përshkrimin e festivalit. Dua Lipa/YouTube Postimi i Sunny Hill erdhi pas reagimeve në rrjete sociale, ku flamingoja u interpretua nga disa përdorues si një simbol i lidhur me protestat e fundit në Shqipëri, të njohura si “Revolucioni Flamingo”.

Megjithatë, festivali në reagimin e tij e paraqiti flamingon si një pjesë të historisë vizuale të Dua Lipës dhe si një element artistik që lidhet me kujtimet e krijuara ndër vite.

Burimi: Telegrafi