Vala e zjarreve përfshin Evropën Jugore, autoritetet në garë me flakët

0%

Vala e zjarreve në Evropën Jugore vazhdon të shkaktojë dëme të mëdha, ndërsa autoritetet në Greqi, Turqi dhe Spanjë po luftojnë për t`i vënë flakët nën kontroll. Temperaturat e larta, erërat e forta dhe terreni i vështirë po e bëjnë ndërhyrjen e zjarrfikësve jashtëzakonisht sfiduese. Operacionet për shuarjen e zjarreve vazhdojnë me intensitet në disa vende të Evropës Jugore.

Në Greqi, flakët që përfshinë Atikën Perëndimore vazhdojnë të përparojnë në disa fronte pranë Megarës, Porto Germenos dhe Vilias. Qindra zjarrfikës, të mbështetur nga mjete ajrore dhe makineri të rënda, po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit, ndërsa banorët e disa vendbanimeve janë evakuuar.

Situata u rëndua edhe më tej pasi dy helikopterë zjarrfikës u përplasën gjatë operacionit, duke shkaktuar vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit. Në Turqi, autoritetet njoftojnë se që nga fundi i korrikut janë regjistruar mbi 314 zjarre, pothuajse të gjitha tashmë të vëna nën kontroll. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar dhjetëra aeroplanë, helikopterë, dronë dhe mijëra ekipe tokësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një nga vatrat më të mëdha ishte në provincën Çanakale, ku zjarri u përhap nga një zonë urbane drejt pyjeve përreth. Ndërkohë, në Spanjë, një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore pranë Parkut Kombëtar Aigüestortes i Estany de Sant Maurici, në Katalonjë, duke djegur të paktën 71 hektarë. Autoritetet paralajmërojnë se shuarja e plotë e flakëve mund të zgjasë disa ditë.

Edhe pse gjendja e jashtëzakonshme në Madrid dhe Ávila është hequr pas përmirësimit të situatës, kryeministri Pedro Sánchez ka bërë thirrje për vigjilencë, duke theksuar se rreziku nga zjarret mbetet ende i lartë.

Burimi: Bota Sot