Pritje deri në një orë në disa pika kufitare të Kosovës

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ku në disa vendkalime vazhdojnë të regjistrohen pritje dhe kolona të automjeteve. Sipas QKMK-së, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin deri në 40 minuta, ndërsa për dalje janë rreth 10 minuta.

Kolona e automjeteve në hyrje arrin në rreth 300 metra. Në Muçibabë, pritjet për hyrje në Kosovë janë edhe më të gjata, duke arritur deri në 60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 500 metra. Për daljen nga Kosova, në këtë pikë kufitare nuk raportohet për pritje.

Ndërkaq, në Han të Elezit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë rreth 10 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin në rreth 100 metra.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi