Gazeta Sinjali raportoi më herët për një aksident trafiku që ndodhi në fshatin Hereq, në rrugën Gjakovë–Deçan. Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se aksidenti është raportuar rreth orës dhe në të janë përfshirë dy automjete.
Sipas Elezajt, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për trajtim. “Rreth orës është raportuar një aksident trafiku në fshatin Hereq, në rrugën Gjakovë–Deçan, ku janë përfshirë dy automjete. Deri më tani, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për trajtim.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me aksidentin”, ka deklaruar Elezaj. Policia po heton rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Aksident trafiku në Baballoq të Gjakovës, s’dihet për të lënduar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
