Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon linjat

0%

Trainkos ka njoftuar se trenat me numër 760 dhe 4201 në relacionin Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas janë anuluar për sot. Njoftimi i kompanisë vjen në mëngjesin kur një grua humbi jetën pasi u godit nga një tren në Pejë. Trainkos ka bërë të ditur se anulimi është bërë për shkak të “rrethanave të papritura”, pa dhënë detaje të tjera lidhur me arsyen.

“Të nderuar udhëtarë, Ju njoftojmë se treni i planifikuar për sot me numër 760 dhe 4201 Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas është anuluar për shkak të rrethanave të papritura”, thuhet në postimin e tyre. Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua “Ndërsa treni 4200 do të vazhdojë sipas orarit të planifikuar.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet më tej në njoftimin e Trainkos. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës . Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se treni, i cili ishte nisur nga qyteti i Pejës, e kishte goditur një grua, ndërsa mjeku kishte konstatuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes janë duke u hetuar nga njësitë kompetente policore dhe Prokuroria. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi