Atdhetarizmi ishte lajtmotivi i penës së Filip Shirokës në poezi dhe publicistikë. Pasi iu besua kryesia e shoqërisë “Vëllazëria e Shqiptarëve në Misir”, vargëzoi mallin për tokën amë, heroizmin e Skënderbeut dhe kushtrimin për lirinë ndaj zgjedhës turke. Filip Shiroka lindi në Shkodër më .
Ashtu sikundër edhe bashkëkohësit e tij, veprimtari i Rilindjes Kombëtare, përcolli përmes krijimtarisë së tij jehonën e thirrjes për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe për pavarësinë e Shqipërisë.
Fillimisht Filip Shiroka mërgoi në Liban dhe më pas në Egjipt, gjithsesi ai qëndroi në dijeni të zhvillimeve në atdhe dhe bashkëpunoi ngushtësisht me figura të ndritura të kombit si: Faik Konica, Andon Zako Çajupi e Nikollë Ivanaj.
Si zëri i shqiptarëve në Liban dhe Egjipt, Shiroka hodhi në vargje mallin për vendlindjen, në përmbledhjen “Zani i zemrës” me lirikat “Shko dallëndyshe” dhe “Dallëndyshe eja”. Ndërsa publicistikën e lëvroi kryesisht në numrat e revistës “Albania” ku publikoi mbi 70 poezi dhe prozë.
