Ethan Slater nuk po planifikon të rikthehet me ish-gruan e tij, Lilly Jay, pas ndarjes nga këngëtarja Ariana Grande. Burime pranë Jay kanë bërë të ditur se mes tyre nuk ka asnjë mundësi pajtimi dhe se marrëdhënia e tyre tashmë është vetëm e fokusuar te bashkëprindërimi i djalit të tyre 3-vjeçar, Ezra.
Slater dhe Jay ishin të martuar për gati katër vite, përpara se aktori të paraqiste kërkesën për divorc në vitin 2023, pak kohë pasi u bë publike lidhja e tij me Ariana Grande, të cilën e kishte njohur gjatë xhirimeve të filmit “Wicked”.
Foto: Instagram Në atë periudhë, Lilly Jay kishte reaguar publikisht ndaj ndarjes, gjersa më vonë ka treguar se divorci ishte një përvojë e vështirë për të, veçanërisht pasi ndodhi pas lindjes së fëmijës së tyre dhe në vëmendjen e madhe mediatike.
Megjithatë, ajo ka theksuar se pavarësisht ndryshimit të marrëdhënies mes tyre, roli i tyre si prindër ka mbetur i fortë dhe se të dy vazhdojnë të kujdesen me përkushtim për djalin e tyre.
Foto: Getty Images Ndërkohë, Ethan Slater dhe Ariana Grande, të cilët kishin qenë në një lidhje për rreth tre vite, janë ndarë disa muaj më parë, por sipas burimeve kanë ruajtur respekt dhe vlerësim për njëri-tjetrin.
Pas ndarjes, Grande është raportuar se është afruar sërish me ish-të dashurin e saj Ricky Alvarez, teksa këngëtarja ka vendosur të marrë një pauzë nga daljet publike pas përfundimit të turneut të saj, për shkak të presionit të vazhdueshëm mediatik. Foto: Instagram Foto: Instagram
