Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e hënë do të karakterizohet me mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C. Ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 31°C deri në 36°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë. IHMK njofton se rajoni do të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, duke sjellë temperatura pak më të larta, të cilat konsiderohen normale për këtë periudhë të stinës së verës.
