Edin Dzeko vazhdon kontratën me Schalke

0%

Sulmuesi veteran boshnjak Edin Dzeko ka firmosur vazhdimin e kontratës për një vit me Schalke-n, pasi e ndihmoi klubin të rikthehet në Bundesliga. 40-vjeçari, kapiten i Bosnjës në Botërorin e fundit, u bashkua me Schalke-n si lojtar i lirë në janar dhe shënoi 6 gola në 11 ndeshje në Bundesliga 2, duke e ngjitur skuadrën në elitë pas 3 vitesh.

“Ngjitja në Bundesliga është ndër momentet më të bukura të karrierës sime. Ishte e pabesueshme. Futbolli më ka bërë të lumtur gjithë jetën. Jam ende i uritur dhe dua të ndihmoj skuadrën edhe në Bundesliga,” tha Dzeko. Dzeko mund ta luajë ndeshjen e parë në Bundesliga që nga largimi nga Wolfsburg te Manchester City në 2011, kur Schalke e nis kampionatin në Augsburg më 30 gusht.

Burimi: Bota Sot