Kurti e Abdixhiku takohen nesër në orën 18:00 në Kuvend

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë nesër një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për konstituimin e institucioneve shtetërore. Lajmin për Ekonomia Online e konfirmoi zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po, nesër në në Kuvendin e Kosovës”, tha Mustafa për Ekonomia Online. Lideri i Vetëvendosjes ka ftuar për takim liderët e partive politike. Derisa Abdixhiku i është përgjigjur pozitivisht, ftesën për takim e kanë refuzuar Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës.

Burimi: Koha