Arifi: Kurti s’ka dëshirë për bashkëqeverisje me asnjë parti shqiptare

0%

Shpërndaje në: Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, vlerëson se kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka vullnet për të bashkëqeverisur me partitë shqiptare, duke e cilësuar ftesën e tij për takim si të vonshme, joserioze dhe pa përmbajtje konkrete.

Të hënën në “60 Minuta” të KTV-së, Arifi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dëshiron ta marrë mandatin pa dhënë përgjegjësi e llogaridhënie, e as afate. “Nuk ka përmbajtje. Krejt esenca se çka po dëshiron Vetëvendosja është, në një mënyrë, ta marrë mandatin, por pa dhënë përgjegjësi e llogaridhënie, pa dhënë afate. Këto janë gjëra serioze.

Kjo ftesë për takim është pozitive, por nuk e zgjidh çështjen sepse z. Kurti nuk ka dëshirë për bashkëqeverisje me cilëndo parti shqiptare. Më me dëshirë qeverisë me romët, serbët, sepse disa ligje së fundmi i ka votuar me Listën terroriste Serbe, po e them kështu derisa nuk kërkohet falje”, ka deklaruar Arifi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shtoi se partitë opozitare nuk duhet të mjaftohen vetëm me pranimin e ftesës, por duhet të paraqesin kërkesa të qarta dhe publike gjatë procesit të negociatave. “Partitë opozitare po hezitojnë të jenë më lojtare sepse duhet pranuar ftesën, por duhet publikisht të bëhen kërkesa, siç ka bërë Aleanca”, tha ai.

Edhe Arbëri 25 kor 2026 Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president Arifi kritikoi Partinë Demokratike të Kosovës për mungesë transparence lidhur me takimin me Kurtin, ndërsa tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është treguar më e dobët sesa kishte pritur në aspektin e demokracisë së brendshme dhe transparencës.

Sipas tij, LDK-ja është dashur të paraqesë kërkesa konkrete, përfshirë afate kohore për çështje strategjike si projekti i gazit amerikan, në vend se të fokusohej në tema që, sipas tij, nuk zgjidhin krizën politike. “Mendoj se LDK-ja do të duhej t’i kishte disa kërkesa. Për gazin amerikan, nëse më 6 gusht i kanë institucionet, pra të ketë afate kohore.

Do të duhej të kishte tema më substanciale, sepse Presidenca nuk zgjidh asgjë”, u shpreh ai. Arifi pati kritika edhe ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilin tha se nuk ka arritur të demonstrojë lidership unifikues. Edhe Arbëri 19 min. më parë Pritjet e gjata në pikat kufitare të Kroacisë, Konjufca bisedon me homologun kroat “Një lider nuk përçan, një lider ka vizion. Z.

Abdixhiku nuk është marrë me përmbajtjen dhe vizionin, por me individë dhe problematika të brendshme, në nivel më shumë menaxherial sesa të liderit”, deklaroi Arifi. Sipas profesorit, Abdixhiku ka pësuar humbje politike për shkak të mungesës së unitetit brenda partisë.

Burimi: Koha