Tiranë, procedohen penalisht 8 të mitur, dyshohen për plagosjen e një

0%

Policia shqiptare ka bërë të ditur se janë identifikuar, shoqëruar dhe proceduar në gjendje të lirë tetë shtetas të mitur, të moshës 13-15-vjeç, të dyshuar për plagosjen e lehtë të një shtetasi italian 20-vjeç. Ngjarja, sipas Policisë, kishte ndodhur më 29.07. 2026 pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë.

Sipas Policisë, veprimet e shpejta hetimore pas konfliktit çuan në identifikimin e të miturve të dyshuar. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, të kryera menjëherë pas konfliktit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë të mundur identifikimin, shoqërimin dhe procedimin në gjendje të lirë të 8 shtetasve të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në konflikt, gjatë të cilit 20-vjeçari italian pësoi lëndime të lehta trupore”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia bën me dije se puna vijon për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në konflikt, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo