Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Spanja ka vendosur të shtunën një barrierë 500-metërshe në kufirin detar midis territorit të saj në Afrikën e Veriut, Ceuta, dhe Marokut fqinj, pasi dhjetëra mijëra emigrantë e kaluan kufirin në mes të javës.
Të paktën 67 emigrantë kanë humbur jetën – përfshirë ata që u mbytën dhe të tjerë që vdiqën në rrëmujën e krijuar gjatë përpjekjes për të kaluar një barrierë mbrojtëse detare, ka njoftuar qeveria spanjolle të shtunën.
Ardhja e papritur e 50,000 deri në 60,000 emigrantëve në këtë territor të enjten dhe të premten ka shkaktuar një krizë humanitare dhe ka rikthyer debatin mbi emigracionin në Evropë e më gjerë, ndonëse shumica e emigrantëve u kthyen mbrapsht shpejt pas kësaj.
Kritikët e qeverisë socialiste të Spanjës, veçanërisht politikanët e së djathtës dhe të së djathtës ekstreme, shfrytëzuan imazhet dramatike të turmave që hynin me forcë në Ceuta – një territor që ndodhet në Ngushticën e Gjibraltarit, në hyrje të Detit Mesdhe, dhe që ka qenë nën sundimin spanjoll që nga viti 1580.
Politika e Spanjës për emigracionin është përqendruar te dhënia e statusit ligjor punonjësve pa leje qëndrimi që kanë hyrë në vend para vitit 2026, me qëllim nxitjen e ekonomisë. Kjo bie në kundërshtim me politikat kundër emigracionit dhe pro dëbimit që promovohen në pjesën më të madhe të BE-së dhe në SHBA.
Edhe Botë 31 kor 2026 Të paktën 34 të vdekur në përpjekjen për ta kaluar kufirin, 60 mijë migrantë hyjnë në Ceuta Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka kritikuar ashpër reagimin e disa liderëve të BE-së ndaj ngjarjeve në Ceuta, duke deklaruar se thirrjet për pezullimin e Spanjës nga zona Shengen (zona pa kontrolle kufitare e BE-së) ishin “të motivuara nga paragjykimet, lajmet e rreme, injoranca ose interesat politike”.
Pavarësisht krizës në Ceuta, vitet e fundit Spanja ka regjistruar një numër më të ulët emigrantësh të paligjshëm që hyjnë në vend krahasuar me fqinjët e saj mesdhetarë, Italinë dhe Greqinë. Të shtunën në mëngjes, një grup i vogël emigrantësh që kishin notuar deri në plazhin urban Tarajal të Ceutës u pritën nga ushtarë, të cilët i shoqëruan ata përtej kufirit.
