Arsenali është i gatshëm të largojë disa lojtarë

0%

Arsenali raportohet se është i gatshëm të lejojë largimin e disa lojtarëve për të realizuar dy transferime të mëdha këtë verë: Vinicius Junior dhe Bruno Guimaraes. Mediumi francez L’Equipe raportoi të premten se Arsenali ka arritur marrëveshje me Newcastle për transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes, për një shumë prej 77 milionë funtesh.

Lyon do të përfitojë 20 për qind të fitimit nga shitja, pasi e kishte transferuar Guimaraes për rreth 40 milionë funte në vitin 2022. Megjithatë, raportimet nga burime pranë Newcastle e kanë mohuar këtë informacion, ndërsa The Chronicle shkruan se Guimaraes do të zhvillojë bisedime vendimtare me drejtuesit e klubit sapo të rikthehet në stërvitjet parasezonale të hënën.

Ndërkohë, Vinicius Junior përfiton rreth 18 milionë euro neto në sezon te Real Madridi, ose afërsisht 300 mijë funte në javë. Arsenali thuhet se është i gatshëm të thyejë strukturën e pagave të klubit për ta bindur brazilianin të transferohet në Londër. Nga ana tjetër, Real Madridi pritet të zhvillojë një tjetër takim me Viniciusin pasi ai të rikthehet në stërvitje të dielën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas The Independent, Arsenali planifikon të shesë disa futbollistë për të financuar transferimet e Guimaraes dhe Viniciusit, ndërsa është i gatshëm të dëgjojë oferta për pesë lojtarë. Njëri prej tyre është Christian Norgaard, i cili është pranë kalimit te Evertoni. Megjithatë, ndryshimet më të mëdha pritet të ndodhin në repartin ofensiv.

Raportohet se Arsenali është i hapur për shitjen e Gabriel Martinellit, të cilin Vinicius mund ta zëvendësojë në krahun e majtë të sulmit. Gjithashtu, edhe sulmuesi Viktor Gyokeres mund të jetë në listën e largimeve, në një lëvizje që do të konsiderohej mjaft befasuese.

Po ashtu, Reiss Nelson dhe Gabriel Jesus thuhet se nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit nëse Guimaraes dhe Vinicius transferohen në “Emirates Stadium”. Para fitores 4-1 të Arsenalit ndaj Gironës në një ndeshje miqësore të shtunën, trajneri Mikel Arteta u pyet nga gazetarët në Spanjë për interesimin e klubit ndaj Vinicius Junior.

Tekniku spanjoll, i cili raportohet se e dëshiron personalisht transferimin e brazilianit, fillimisht qeshi dhe më pas u përgjigj: “Faleminderit shumë!” Kur u pyet sërish për planet e Arsenalit në merkato, Arteta deklaroi: “Jemi shumë aktivë, duke u përpjekur ta përmirësojmë dhe ta zhvillojmë ekipin. Kjo është e qartë.

Presim të ketë lëvizje në javët e ardhshme, natyrisht, sepse duam të bëhemi më të mirë si çdo skuadër tjetër. “Po e shihni tregun e transferimeve dhe rivalët tanë… me atë që po ndodh, ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Jemi shumë ambiciozë për atë që duam të arrijmë”.

Burimi: Bota Sot