Gjenden dy motoristët e humbur në Jezercë, përfundon me sukses

0%

Aksioni për gjetjen e dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercës ka përfunduar me sukses. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se motoristët janë lokalizuar dhe janë nxjerrë në një vend të sigurt nga ekipet e Departamentit të Motoristëve të kësaj shoqate.

Ekipet kanë ndërhyrë në terren për realizimin e operacionit të kërkimit, ndërsa pas lokalizimit të tyre është bërë tërheqja dhe sigurimi i motoristëve. Sipas njoftimit, të dy personat tashmë ndodhen jashtë rrezikut dhe aksioni është përmbyllur me sukses. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com