Kvaratskhelia gati për sezonin e ri me PSG-në! Ylli gjeorgjian i Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia, është rikthyer i përgatitur maksimalisht për sezonin e ri, me objektiva të qarta dhe ambicioze.
Pas shtatë javësh pushim, 24-vjeçari e ka organizuar periudhën e verës duke u fokusuar në dy aspekte kryesore: rikuperimin fizik dhe përgatitjen intensive, me synimin që të jetë në formën më të mirë që nga ndeshja e parë e sezonit.
Ndryshe nga shumë futbollistë që kanë marr pjesë në Kupën e Botës dhe do ta nisin sezonin me më pak kohë përgatitore, Kvaratskhelia synon të jetë menjëherë vendimtar për PSG-në.
