Shpërndaje në: Skuadra e promovuar në Premier League, Hull City, është e interesuar për mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin. Kështu ka shkruar të dielën “NTV”. Hull City dëshiron që të ndërtojë një skuadër sa më konkurruese për edicionin 2026/27. Dhe Asllani shihet si futbollisti që mund ta forcojë edhe më shumë mesfushën e Hull Cityt.
Asllani ishte i huazuar te Beshiktashi gjatë pjesës së dytë të edicionit të kaluar. Ndërsa në pjesën e parë të edicionit, mesfushori me tipare defensive ishte i huazuar te Torino. Edhe Futboll Hull City kthehet në Premier League pas një kohe të gjatë Tashmë, 24-vjeçari është kthyer tek Interi. Por sipas raportimeve, Asllani nuk është pjesë e planeve të Interit për edicionin e ardhshëm.
Kontrata me “Nerazurrët” i përfundon në verën e vitit 2028. Edhe disa skuadra italiane si Sassuolo e Cagliari kanë shprehur interesim për reprezentuesin e Shqipërisë.
