Ernest Muçi lëshon “predhën” përballë italianëve! Ernest Muçi ka gjetur golin në sfidën që Trabzonspor po luan momentalisht përballë Udineses, në kuadrin e miqësores. Sulmuesi i Kombëtares realizoi që në minutën e 4-të, i shërbyer mjaft mirë nga Aral Simsir, për t’i dhënë avantazhin të tijëve.
Duhet thënë se pogradecari mbetet në vëzhgim nga shumë skuadra të rëndësishme europiane si Frankfurt në Bundesligan-n gjermane, ndërsa një interes ka patur edhe nga Napoli në Serie A, por ende asgjë zyrtare.
