Një person ka përfunduar në prangat e Policisë në orët e para të mëngjesit, pasi gjatë kontrollit në hyrje të festivalit Sunny Hill iu gjet substancë e dyshuar narkotike. Sinjali mëson se i dyshuari është Labinot Muçolli rreth 26-vjeçar Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 2 gusht, rreth orës , në hyrje të rrethojave të Sunny Hill, në Bërnicë të Prishtinës.
Gjatë kontrollit trupor të kryer nga zyrtarët policorë, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike, si dhe një cigare e mbështjellë, që dyshohet se përmbante marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
Me vendim të Prokurorit, Labinot Muçolli është ndaluar për 48 orë, ndërsa substanca e sekuestruar do t’i nënshtrohet ekzaminimeve përkatëse. Rasti është duke u hetuar. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
