Spalletti: Maldini ishte njeriu i duhur

0%

Luciano Spalletti nuk i kurseu kritikat për situatën e kombëtares italiane dhe shprehu bindjen se Paolo Maldini ishte figura e duhur për ta çuar projektin përpara. “Maldini përfaqësonte risinë për të cilën kishim nevojë. Ajo që ndodhi ishte si të mos përditësoje telefonin. Mbetëm me versionin e vjetër, sepse përditësimi nuk u bë i mundur. Ranieri dhe Mancini janë zgjedhja e duhur?

Këtë nuk e them unë. Maldini do të ishte si t’i kaloje marshin e katërt një makine që tashmë po ecte me shpejtësi. Ndërsa ne kaluam në të dytin. Sipas meje, u gabua”, – deklaroi ish-trajneri i Italisë, tashmë në krye të Juventusit, pas fitores në miqësoren ndaj Nicës. Ai foli edhe për Franco Baresin: “Mund të them vetëm fjalët më të bukura për të.

Kam parë videon e Maradonës me fanellën e Baresit. Ishte pikërisht Maradona ai që e ngriti Baresin në nivelin e ‘Maradonës së mbrojtësve’.”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot