Shoferi “i çmendur” në Prizren, vozit me këmbën në dritaren e

0%

Një shofer në Prizren ka habitur pjesëmarrësit në trafik me një veprim të rrezikshëm gjatë vozitjes. Ai është parë duke drejtuar veturën me njërën këmbë të vendosur në dritaren e automjetit, derisa vetura ishte në lëvizje. Pamjet e siguruara nga Sinjali tregojnë këmbën e shoferit të nxjerrë në dritare, ndërsa automjeti vazhdon qarkullimin në rrugë.

Pamje: Gazeta Sinjali fton qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë çdo shkelje të rregullave, në mënyrë që të kontribuohet në një qarkullim më të sigurt për të gjithë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com