Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Irani po përballet me një president ndryshe nga paraardhësit e tij, duke e cilësuar Donald Trumpin si një lider që ndërmerr veprime dhe nuk toleron shkeljet e regjimit iranian. “Nuk mendoj se regjimi iranian është përballur ndonjëherë me një president si presidenti Trump, i cili është dikush që ndërmerr veprime”, tha Rubio.
Në një intervistë për Fox News , ai deklaroi se autoritetet iraniane janë mësuar prej dekadash t’i shmangen përgjegjësisë për gënjeshtra, shkelje të marrëveshjeve dhe mashtrime në negociata, por shtoi se kjo qasje nuk funksionon me administratën Trump.
Duke folur për luftën në Ukrainë, Rubio tha se gjatë javëve të ardhshme priten përpjekje për rifillimin e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Megjithatë, sipas tij, të dyja palët vazhdojnë të kenë “vija të kuqe”, të cilat e vështirësojnë arritjen e një marrëveshjeje.
Rubio komentoi edhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke paralajmëruar se çdo konflikt, qoftë ekonomik apo ushtarak, do të ishte katastrofik për të dyja vendet dhe për mbarë botën. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
