Receta e parë e Coca-Cola-s u gjet në Firence?

0%

Një dokument i shekullit XIX i zbuluar në arkivat e manastirit San Marco në Firence ka rikthyer debatin mbi origjinën e mundshme të një prej pijeve më të famshme në botë – Coca-Cola-s. Sipas dokumentit, bëhet fjalë për një recetë të një eliksiri vere me veti rigjeneruese, i përgatitur me gjethe koka, arra kola dhe verë.

Përbërësit e kësaj recete ngjajnë në mënyrë të habitshme me ata që përdori farmacisti amerikan John Pemberton në vitin 1886, kur krijoi pijen që më vonë do të bëhej Coca-Cola. Ndryshimi kryesor ishte se Pemberton zëvendësoi verën me ujë të gazuar, duke krijuar një pije freskuese pa përmbajtje alkooli, e cila u shndërrua në një fenomen global.

Historikisht, krijimi i Coca-Cola-s i atribuohet Pembertonit, i cili e përgatiti formulën e parë në Atlanta të Shteteve të Bashkuara në fund të shekullit XIX. Megjithatë, zbulimi i dokumentit në Firence ka ngritur pyetje nëse ideja për kombinimin e gjetheve të kokës dhe arrave kola mund të ketë ekzistuar më herët në Evropë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekspertët theksojnë se ngjashmëria mes recetave nuk është dëshmi përfundimtare se Pemberton u ndikua drejtpërdrejt nga dokumenti italian, por ajo ofron një perspektivë interesante mbi historinë e përbërësve që u bënë pjesë e një prej markave më të njohura në botë.

Burimi: Telegrafi