​Parkingjeve private në Prishtinë u lejohet puna edhe 30 ditë

0%

Me vendim të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prishtinë është lejuar përkohësisht operimi i parkingjeve private në territorin e Komunës së Prishtinës për një periudhë prej 30 ditësh.

“Ky vendim është marrë për të garantuar funksionimin normal të trafikut dhe menaxhimin e kërkesës së shtuar për hapësira parkimi gjatë sezonit veror, deri në përfundimin e procedurave administrative për pajisjen e operatorëve me lejet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

“Lejimi i përkohshëm vlen vetëm për parkingjet që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga Komuna e Prishtinës, duke mos penguar trotuaret, hyrje-daljet, qasjen për këmbësorë, automjetet emergjente dhe qarkullimin rrugor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky vendim është një masë e përkohshme që obligon operatorët të përfundojnë të gjitha procedurat dhe të përmbushin kushtet ligjore e teknike, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në këtë njoftim.

Burimi: Bota Sot