Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake do

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se vendi ka prodhuar automjetet e para ushtarake “Made in Albania”, të ndërtuara sipas standardeve të NATO-s.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se bëhet fjalë për një arritje të rëndësishme për industrinë shqiptare të mbrojtjes, duke theksuar se kompania TIMAK Defence do të jetë përgjegjëse për plotësimin e nevojave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Sipas tij, kompania pritet që brenda 30 muajve të sigurojë të gjitha automjetet e nevojshme për ushtrinë shqiptare.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se TIMAK Defence ka lidhur marrëveshje me 30 shtete për eksportimin e këtyre automjeteve ushtarake, duke e cilësuar këtë si një sukses të industrisë vendase dhe një hap të rëndësishëm për praninë e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të mbrojtjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rama e shoqëroi postimin me një mesazh për qytetarët, duke uruar një fundjavë të qetë, ndërsa vlerësoi zhvillimin si një moment krenarie për prodhimin shqiptar.

Burimi: Bota Sot