Kalludra e Vogël, krimi i vitit 1999 që ende pret zbardhje

0%

Nga: Radiotelevizioni i Kosovës Shpërndaje në: Natasha Kandiq paralajmëron se Policia Serbe kishte dijeni për krimin që nga dita e vrasjes, por në vend që ta hetonte dhe t’i arrestonte autorët, urdhëroi që trupat të groposeshin. Sipas saj, në këtë mënyrë civilët shqiptarë të vrarë u bënë mbetje mortore që duhej të zhdukeshin, ndërsa krimi të fshihej.

Dyshohet se në fshatin Kalludër e Vogël, në Komunën e Zubin Potokut, ndodhet një varrezë masive e civilëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Bëhet fjalë për një nga krimet më të rënda të asaj periudhe – 23 shqiptarë u vranë më , ndërsa publiku ka prova për këtë që nga viti 2013. Deri më sot nuk është zhvilluar asnjë hetim konkret.

DËSHMIA QË ZBULOI KRIMIN Informacioni për varrezën e mundshme masive u bë publik më , kur gazeta shqiptare Zëri publikoi një artikull dhe dëshminë e serbit Ranko Tepavac për vrasjen e 23 civilëve shqiptarë dhe groposjen e fshehtë të trupave të tyre në luginën e fshatit Kalludër e Vogël.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo dëshmi ishte dhënë nga Tepavac para hetuesve të UNMIK-ut dhe Policisë së Kosovës që më , thuhet në artikullin autorial të drejtoreshës së Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, të publikuar në portalin Peshçanik.

Edhe Arbëri 55 min. më parë Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër Natasha Kandiq shkruan se Tepavac e përshkroi ngjarjen në detaje: gjatë luftës ai qëndronte në Kalludër të Madhe dhe pa një grup civilësh shqiptarë që u ndaluan nga grupi i Jovica Utviqit nga Kalludra e Vogël.

Utviqi, shton ajo, ua mori paratë dhe sendet me vlerë, duke u premtuar se do t’i linte të vazhdonin rrugën drejt Ulqinit, por më pas u urdhëroi të ktheheshin dhe, sapo ata e bënë këtë, hapi zjarr dhe i vrau. Dikush nga banorët e fshatit e njoftoi menjëherë policinë për vrasjen.

Policia mbërriti në fshat dhe, sipas dëshmisë së Tepavacit, urdhëroi: “Groposini ata që i vratë.” Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd dhe Fondi për të Drejtën Humanitare i Kosovës nuk disponojnë të dhëna që UNMIK-u dhe Policia e Kosovës, pas vitit 2003, të kenë ndërmarrë ndonjë hap për të verifikuar lokacionin ose për të zhvilluar hetime.

RRUGA DREJT KALLUDRËS SË VOGËL Rikonstruktimi i detajuar i ngjarjes u publikua në vitin 2024 në librin e dytë të Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Libri i Kujtesës së Kosovës, me titullin “Dinjitet për të Zhdukurit”.

Në fillim të prillit 1999, ndër aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë u përhap lajmi se Policia Serbe po arrestonte anëtarë të njohur të partisë.

Për këtë arsye, një grup aktivistësh – mes tyre Faruk Spahiu (më vonë kryetar i Mitrovicës së Jugut nga viti 2000 deri më 2005), Adem Beqiri, Adem Ademi, Sahit Berani, Hasan Dërvari dhe Demir Ahmeti – u strehuan në fshatin Kotorr. Atje u lidhën me Xhafer Behramin, njohës i mirë i terrenit, i cili pranoi t’i kalonte përmes maleve drejt Malit të Zi.

Grupit iu bashkuan edhe shumë banorë të tjerë – gjithsej rreth njëzet persona, përfshirë anëtarë të familjeve Mëziu dhe Ujkani, si dhe Idriz Rrecaj. Kolona u nis nga Kotorri më , rreth orës , në drejtim të Malit të Zi. Behrami i paralajmëroi se rruga ishte jashtëzakonisht e rrezikshme, por të gjithë këmbëngulën të vazhdonin.

Me të shkoi edhe pjesëtari i UÇK-së, Shaban Abazi, i armatosur me bomba. NDARJA E GRUPIT DHE TË SHTËNAT Kolona eci tërë natën nëpër pyjet përreth fshatit Prevllakë. Kur panë drita në largësi dhe, nga paniku, menduan se ishin forca serbe, grupi u nda.

Ata thërrisnin njëri-tjetrin, por era ua mbulonte zërat; u ribashkuan vetëm rreth njëzet minuta më vonë dhe atëherë vunë re se mungonin Xhevat Llausha, Faruk Spahiu dhe Ismet Ferizi.

Edhe Arbëri 1 o. më parë Temperatura përvëluese sot në Kosovë Sipas dëshmisë që Faruk Spahiu i dha Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd në vitin 2001, ai, sapo pa dritat, u shtri përtokë dhe mbeti i palëvizshëm; të njëjtën gjë bënë edhe Ismet Ferizi dhe Xhevat Llausha.

Kur u ngritën, vazhduan drejt perëndimit, kaluan natën në një shtëpi të braktisur, ndërsa ditën tjetër në Zubin Potok u ndaluan nga një civil i armatosur dhe u dërguan në stacionin e policisë. Pas marrjes në pyetje, ata u liruan dhe u kthyen në Mitrovicë. Pjesa tjetër e kolonës vazhdoi drejt Kalludrës së Vogël. Kur nga një lartësi panë serbë në kodrën përballë, dikush bërtiti që të iknin.

Më pas u dëgjua një e shtënë dhe urdhri që të ndalonin. Demir Ahmeti dhe Shaban Abazi, sipas dëshmisë së Behramit të vitit 2021, arritën të iknin, ndërsa Xhafer Behrami shkoi pas tyre. Pjesa tjetër e grupit u kthye drejt përroit. Pranë fshatit Dren, Demir Ahmeti vendosi të dorëzohej dhe shkoi drejt shtëpisë së një pylltari serb që e njihte, me emrin Lane.

Behrami thotë se e dëgjoi Demirin duke e thirrur pylltarin në emër, por nuk dëgjuan të shtëna. Të nesërmen, Behrami dhe Abazi u kthyen në Kotorr. Pas luftës, ai mësoi se Xhevati, Faruku dhe Ismeti, të cilët ishin ndarë nga kolona atë natë, kishin mbijetuar. Fati i atyre që vazhduan rrugën drejt Kalludrës së Vogël mbeti i panjohur deri në dëshminë e Tepavacit në vitin 2003.

ÇNJERËZIMI I VIKTIMAVE Në artikullin e saj për Peshçanik, Natasha Kandiq paralajmëron se Policia Serbe kishte dijeni për krimin që nga dita e vrasjes, por në vend që ta hetonte dhe t’i arrestonte autorët, urdhëroi që trupat e civilëve shqiptarë të groposeshin. Sipas saj, viktimat u trajtuan si mbetje mortore që duhej të largoheshin, ndërsa krimi të fshihej.

Kandiq shton se UNMIK-u dhe Policia e Kosovës, që nga shkurti i vitit 2003, kishin informacione për krimin dhe vendin e varrosjes, por nuk ka të dhëna se është zhvilluar ndonjë hetim efektiv apo verifikim i lokacionit.

Një qasje e tillë, si dhe mosveprimi shumëvjeçar i institucioneve përgjegjëse, përbën, sipas saj, vazhdim të çnjerëzimit të viktimave: atyre u është mohuar e drejta për identitet dhe varrim dinjitoz, ndërsa familjeve të tyre e drejta për të vërtetën, për një varr dhe për një vend kujtese.

KËRKIMI PËR TË VËRTETËN Sipas të dhënave të mëhershme, më , në zonën e Drenicës dhe Kalludrës, në Komunën e Zubin Potokut, u rrëmbyen 23 shqiptarë – i ashtuquajturi “grupi i intelektualëve”, shumica prej të cilëve ishin nga rajoni i Mitrovicës. Edhe pas më shumë se 27 vjetësh, fati i tyre nuk është zbardhur plotësisht.

Edhe Arbëri 2 o. më parë Guri: LDK-ja nuk ka interes për pozita, duam që një parti të mos i ketë të gjitha Institucionet e Kosovës kanë deklaruar disa herë se dokumentacioni zyrtar tregon për përfshirjen e Ushtrisë Jugosllave në këtë krim, duke bërë njëkohësisht thirrje për bashkëpunim dhe hapjen e arkivave me qëllim zbardhjen e plotë të rastit.

Pritet që gërmimet e mundshme në këtë lokacion të ndihmojnë në ndriçimin e njërit prej krimeve më të rënda të luftës që forcat serbe kryen në Kosovë. Familjet e të zhdukurve vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

Burimi: Koha