Fati i dyfishtë:, burri fiton lotarinë për herë të dytë brenda vitit

0%

Një burrë nga Charles County, Maryland, ka fituar për herë të dytë një çmim prej 50 mijë dollarësh në lotari brenda këtij viti. Ai kishte blerë një biletë Bonus Match 5 dhe pasi e skanoi mori njoftimin se ishte fitues. Burri, i cili luan lotari prej më shumë se 20 vitesh, më herët këtë vit kishte fituar të njëjtën shumë nga një short.

Ai tha se paratë do t’i përdorë për t’i blerë gruas një veturë të re dhe për një pushim së bashku.

Burimi: Telegrafi