Një kontroll rutinë policor në Fushë Kosovë ka rezultuar me sekuestrimin e një arme zjarri dhe municionit, pasi u konstatua se pronari e mbante armën me leje të skaduar. Sinjali mëson se i dyshuari është Alban Krasniqi, rreth 39-vjeçar.
Sipas burimeve, rasti ka ndodhur pak para mesnatës së 31 korrikut, rreth orës , në rrugën e Pejës, në fshatin Sllatinë e Madhe, ku njësitë policore ndaluan për kontroll një automjet të tipit Peugeot. Gjatë kontrollit, Alban Krasniqi i ka njoftuar vetë zyrtarët policorë se në automjet ndodhej një armë zjarri.
Pas verifikimeve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të tipit Beretta, dy karikatorë dhe 24 fishekë të kalibrit 9 mm. Burimet bëjnë të ditur se gjatë kontrollit është konstatuar se leja e armës kishte skaduar më , çka ka bërë që arma dhe municioni të konfiskohen.
Për rastin është njoftuar Prokurorja e Shtetit, e cila ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, Alban Krasniqi është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
