Ekskluzive | 76-vjeçari vdes pasi u rrëzua para Qendrës Ditore për të

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në Suharekë, ku një 76-vjeçar humbi jetën pasi pësoi lëndime të rënda në kokë nga një rrëzim. Sinjali mëson se viktima është Avdyl Kryeziu, rreth 76-vjeçar. Sipas burimeve, rreth orës , Policia u njoftua nga QKMF-ja në Suharekë se në Urgjencë ishte dërguar një person me lëndime në kokë.

Pas marrjes së ndihmës së parë, ai u transferua për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Megjithatë, rreth orës , autoritetet u informuan se Avdyl Kryeziu nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve dhe kishte ndërruar jetë në spital.

Gjatë veprimeve hetimore është identifikuar një dëshmitar, punonjës në Qendrën Ditore për të Moshuarit, i cili ka deklaruar se viktima kishte ardhur në lokal në gjendje të dehur dhe, sapo kishte dalë jashtë, ishte rrëzuar para objektit, duke goditur kokën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com