Dua Lipa pas natës së parë të “Sunny Hillit”: Katy Perry na çoi në

0%

Shpërndaje në: Themeluesja “Sunny Hillit”, Dua Lipa, ka reaguar pas përfundimit të natës së parë të festivalit, duke e cilësuar atë një sukses dhe duke ftuar publikun për natën e dytë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo vlerësoi performancat e yllit amerikan Katy Perry dhe DJ-së Seth Troxler. “ ⭐️ DITA E PARË ⭐️ Sunny Hill Festival!

Katy Perry na çoi në Hënë, ndërsa Seth Troxler na mbajti atje. Shihemi sonte për raundin e dytë!”, ka shkruar Dua Lipa. Nata e parë e “Sunny Hillit” u karakterizua nga një atmosferë e zjarrtë dhe pjesëmarrje e madhe e publikut, me Katy Perryn si emri kryesor i skenës.

Festivali vazhdon edhe sonte e nesërme performanca të tjera të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa organizatorët sot njoftuan se të gjitha biletat për edicionin e sivjetmë janë shitur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha