Arrestohet një person në Deçan, dyshohet se dhunoi një grua

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Deçan. Sipas njoftimit, ai dyshohet se ka dhunuar një grua. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë në proces të mbledhjes së provave lidhur me rastin” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Burimi: Kallxo