Verë e zbehtë për klubet kosovare në Evropë

0%

Nga: Arsim Maxhera Shpërndaje në: Ende pa nisur gara në ligat më të mëdha evropiane, shumica e skuadrave kosovare janë përshëndetur me futbollin kontinental. Drita është skuadra e vetme që ka mbetur në garë në Ligën e Konferencës, që është niveli i tretë, përkatësisht i fundit. Dhe këtë javë me Evropë janë “përshëndetur” Dukagjini i Klinës, Ballkani i Suharekës dhe Malisheva.

Të tri këto skuadra u ndalën në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Eliminimi gjatë korrikut i plot tri skuadrave është dëshmi për verë të zbehtë të futbollit kosovar. Suksesi është më i vogël nëse krahasimi bëhet me edicionin e kaluar, përkatësisht me verën e kaluar. Vjet Drita e kaloi me sukses raundin e parë kualifikues në Champions. U ndal në të dytin.

Fillimisht e kishte eliminuar Differdangen e Luksemburgut e më pas u ndal nga Copenhageni danez. Edhe Futboll 4 nën 2025 Liga e Kampionëve vazhdon me dy superndeshje Drita ka pasur kundërshtar të nivelit të përafërt me Differdangen. Por u eliminua nga Kauno Zhalgiris i Lituanisë që në raundin e parë kualifikues të Championsit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shkak të koeficientit jo të mjaftueshëm, Kosova nuk ka pasur skuadër në kualifikimet e Ligës së Evropës këtë edicion. Vjet Prishtina ishte ndalur në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, që është niveli i dytë kontinental. Ishte eliminuar nga moldavët e Sheriff Tiraspol.

Ndërkohë Drita ishte zhvendosur në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, ku u eliminua nga skuadra rumune FCSB. Edhe Liga e Konferencës dëshmon rënien e skuadrave kosovare në krahasim me edicionin e kaluar. Drita vjet arriti në fazën e ligës në “Conference League”, për t’u ndalur më pas në plejofin e fazës nokaut. Drita vazhdon të jetë në skenën evropiane.

Malisheva vjet ishte ndalur në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kishte pësuar dy humbje, madje një 8:0, nga Vikingur Reykjavik i Islandës. Edhe Futboll 8 dhj 2025 Pse shanset e Alonsos për të mbijetuar janë të zbehta? Prishtina vjet, pas eliminimit nga Liga e Evropës, u ndal në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndërkohë Ballkani e kishte kaluar me sukses raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa u ndal në raundin e tretë. U eliminua nga Shamrock Rovers i Irlandës. Në këtë pikë, Kosova vjet e kishte Dritën në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës dhe Ballkanin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Tani e ka vetëm Dritën në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Malisheva në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës e kaloi Vllazninë e Shkodrës, por u ndal të enjten mbrëma në Skoci nga Hiberniani në raundin e dytë. Këtë skuadër të njohur skoceze e mposhti 2:0 në Prishtinë, kurse në Skoci humbi 4:1.

Ballkani në raundin e parë kualifikues e elimonoi skuadrën uellsiane, Connah’s. Dëshpëroi të enjten mbrëma duke u mposhtur me penallti nga irlandezët e Bohemians, dhe atë në “Fadil Vokrri”. Dukagjini si fitues i Kupës nisi direkt prej raundit të dytë kualifikues në “Conference League”. U eliminua nga Lugano e Zvicrës.

Edhe Futboll 29 sht 2025 Hajdari, tjetër top-lojtar te Kosova Drita në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës e eliminoi me shumë mund kampionen e Maltës, Floriana. Ndeshja e parë në Maltë përfundoi 1:1, kurse në Prishtinë, skuadra gjilanase fitoi 2:1 pas vazhdimeve, pasi fillimisht barazoi në 1:1 në minutën e 88-të.

Derisa Dukagjini dhe Malisheva kanë pasur përballë skuadra nga liga më cilësore, Drita e Ballkani ishin bartës në short dhe kanë pasur rrugë më të lehtë. Por Drita mezi ka kaluar ekipin maltez, kurse Ballkani u ndal nga ekipi irlandez.

Burimi: Koha