Rama pas kallëzimit penal: Mirë që po i drejtoheni drejtësisë, tash

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas publikimit të materialeve që përmbajnë pretendime për parregullsi të mundshme në procesin e legalizimit të objekteve në kryeqytet, duke theksuar se Komuna do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë.

Përmes një reagimi, Rama tha se është lajm i mirë që çështja po i drejtohet Prokurorisë, ndërsa i bëri thirrje edhe kryeministrit që t’u përgjigjet institucioneve të drejtësisë. “Mirëmëngjesi. E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë.

Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim”, shkroi Rama. Ai theksoi se dyert e Kryeqytetit kanë qenë dhe mbeten të hapura për organet e drejtësisë, duke garantuar bashkëpunim të plotë, transparent dhe institucional për çdo kërkesë të Prokurorisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dyshime për legalizime të jashtëligjshme, LVV dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij “Pas vendimit të Prokurorisë, do t’i ndërmarrim pa asnjë hezitim të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin”, ka shkruar Rama.

Kryeqyteti reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Përparim Ramës, kërkon trajtim nga drejtësia Reagimi i tij vjen pasi këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje njoftuan se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij, duke ngritur pretendime për parregullsi të mundshme në procesin e legalizimit të objekteve në Prishtinë.

Burimi: Telegrafi