Organizata terroriste “Severna Brigada” kanos me jetë zyrtarët

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se organizatat terroriste “Severna Brigada” përmes rrjeteve sociale ka kanosur me jetë zyrtarët komunalë në Zubin-Potok. Në raportin e Policisë rasti është cilësuar si “kryerje e veprës penale terroriste”, por nuk janë dhënë detaje lidhur me rastin, që sipas policisë ka ndodhur më 28 korrik.

“Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur “Severna Brigada” përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë”, thuhet në raportin policor. Rasti thuhet se është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

Në qershor të vitit 2023 Qeveria e Kosovës i ka shpallur terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) që veprojnë në veri të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha