Grabitje me armë në Prishtinë, lëndohen dy persona

0%

Një grabitje nën kërcënimin e armës në një banesë në Prishtinë, është raportuar nga Policia. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Policia njofton se katër persona të dyshuar kanë trokitur në derën e banesës dhe, pasi viktimat e kanë hapur, kanë hyrë brenda.

“Nën kërcënimin e armës, të dyshuarit ua kanë grabitur telefonat mobilë dhe stolitë me vlerë”- thuhet në raportin policor. Dy prej viktimave kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Grabitje” dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Burimi: Kallxo