Latifi kërkon ndërhyrje urgjente në rrugët rajonale Kramovik-Xërxë

0%

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar ndërhyrje urgjente për rregullimin e rrugëve rajonale Kramovik-Xërxë dhe Rahovec-Krushë e Madhe, duke i cilësuar këto segmente si të domosdoshme për sigurinë e qytetarëve. Latifi ka bërë të ditur se gjendja e këtyre rrugëve është rënduar, me dëmtime dhe gropa të shumta që, sipas tij, po e bëjnë qarkullimin më të pasigurt.

“Këto rrugë janë ndër akset më të frekuentuara në komunën tonë dhe gjendja e tyre e rënduar po rrezikon çdo ditë sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Latifi. Ai ka njoftuar se i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit me kërkesë për ndërhyrje urgjente në rehabilitimin e këtyre segmenteve rrugore.

Kryetari i Rahovecit ka theksuar se rregullimi i këtyre rrugëve ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Komunës, duke shtuar se qytetarët meritojnë rrugë më të sigurta. “Pres që kjo kërkesë të trajtohet me prioritet dhe të pasohet me veprime konkrete”, ka deklaruar Latifi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi