Komuna e Prishtinës: Do të marrim masa ndaj përgjegjësve, nëse

0%

Shpërndaje në: Komuna e Prishtinës ka reaguar pas dyshimeve të ngritura lidhur me pretendimin për përfshirje të kryetarit Përprim Rama dhe zyrtarëve të lartë të Komunës në legalizime të kundërligjshme të objekteve.

Në një reagim të publikuar në Facebook thuhet se Komuna pret trajtimin e rastit nga Prokuroria dhe organet kompetente të drejtësisë dhe se pas vendimit të tyre do të ndërmarrë verprimet ligjore ndaj kujtdo që e ka shkelur ligjin. Lëvizja Vetëvendosje e ka çuar në Prokurori kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Kallëzimi bazohet në një sinjalizim, i cili flet për legalizime të kundërligjshme të objekteve, që në kryeqytet kanë ndërtuar disa kompani. Të mërkurën edhe KOHA ka pranuar një informatë të këtillë nga një sinjalizues që nuk e ka bërë të ditur identitetin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Arbëri 25 qer 2026 Banorët e Bregut të Diellit në hall nga minjtë Ai ka listuar një numër akuzash dhe ka bashkëngjitur komunikime që pretendohet se i përkasin një zyrtari të komunës të afërt me kryetarin Rama dhe përgjegjës që nga viti 2025 në drejtoritë e kadastrit dhe urbanizmit.

Komuna në reagimin e bërë të premten e ka konfirmuar se bëhet fjalë për shefin e kabinetit të Ramës, Florent Maliqi. “Lidhur me materialet e publikuara që përmbajnë pretendime ndaj Shefit të Kabinetit, Florent Maliqi, presim trajtimin e rastit nga Prokuroria dhe organet kompetente të drejtësisë. Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë.

Pas vendimit të Prokurorisë, do t’i ndërmarrim pa asnjë hezitim të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin”, “> thuhet në postimin e Komunës. Në komunikimet e përfshira në sinjalizim flitet për pretendime për legalizime të kundërligjshme të disa objekteve dhe tri kompani ndërtimi.

Përmendet edhe marrja e ryshfetit prej 30 mijë eurosh nga një kompani tjetër, ndonëse i kishte kushtet e legalizimit te plotësuara. KOHA ka dërguar pyetje në numrat e kontaktit që kompanitë i kanë të publikuar në platforma online, përfshirë në ARBK, por nuk ka marrë përgjigje. Përgjigje të enjten nuk ka kthyer as Maliqi e as Komuna e Prishtinës.

Edhe Arbëri 24 sht 2025 Përleshje në Komunën e Prishtinës, tre të shoqëruar në polici Në kopjet e komunikimeve të pretenduara ka përmbajtje që tregojnë se Maliqi, duke i regjistruar ato në emër të familjarëve.

E, në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar këtë si aksion propagandues kundër tij, në ditën kur mblidhet Kuvendi i LDK-së dhe Rama është përmendur si kandidat i mundshëm për kryetar të partisë.

Burimi: Koha