​Haxhiu kritikon KGJK-në për ish-gjyqtarët serbë: Pres veprim në

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kritikuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për mungesë veprimi lidhur me çështjen e ish-gjyqtarëve serbë.

Haxhiu ka bërë të ditur se i ka dërguar sërish një shkresë kryesuesit të KGJK-së, ku e ka njoftuar për një raport që posedon lidhur me integritetin e ish-gjyqtarëve serbë, por ka thënë se ende nuk ka marrë përgjigje. ​Dështon mbledhja e KGJK-së, debat mes anëtarëve “Ju njoftoj që unë i kam dërguar shkresë sërish kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

E kam njoftuar për raportin që unë kam, raportin mbi integritetin e atyre ish-gjyqtarëve serbë. Nuk më është përgjigjur ende në atë letër, pra e kam njoftuar për disa çështje që ndërlidhen edhe me konferencën e djeshme, por i kam thënë që e mirëpres takimin për të diskutuar, por ende nuk kam marrë letër kthyese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prandaj pres që sa më parë Këshilli Gjyqësor i Kosovës të veprojë në përputhje me përgjegjësitë. Nuk ka nevojë që të bie në presionin dhe ndikimin e kërkujt. Është shumë e rëndësishme që si gjyqtarë, sepse shumica e tyre janë gjyqtarë, që të kryejnë me përgjegjësinë më të lartë detyrat që i kanë”, ka thënë ajo. /kp

Burimi: Telegrafi