Haxhiu flet për zgjedhjen e presidentit të ri: Republika e Kosovës në

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Ajo para mediave më ka thënë se vendi asnjëherë nuk mund të mbetet pa president. “Pavarësisht interpretimeve të ndryshme, nuk ka vend në botë që mbetet ndonjëherë pa president”- ka thënë Haxhiu.

Duke pasur parasysh kompetencat e presidentit, Haxhiu ka thënë se inkurajon personat që japin interpretime, të nisen nga ky parim. “Republika e Kosovës në anjë moment, pavarësisht zhvillimeve, nuk mund të mbetet pa president. Nuk përjashtohet as dërgimi në Gjykatë Kushtetuese.

Në qoftëse se do të kemi situata të tilla, natyrisht që pres që ata të cilët kanë të drejtë me Kushtetutë, ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetutese”- tha Haxhiu. Vendi shkoi në zgjedhjet e mbajtura më pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan në zgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit kushtetues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha ishin kandidate për presidente, megjithatë në natën e nuk u arrit të konsumohet asnjëri rund i votimit për president dhe vendi shkoi në zgjedhje. Në atë seancë nuk morën pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në zgjedhjet e qershorit, LVV doli fituese dhe mori 53 ulëse në Kuvend, PDK 22 ulëse, LDK 18 dhe Aleanca 7 derisa 20 deputetë të tjerë u takojnë komuniteteve joshumicë. Për votimin e presidentit të vendit duhen së paku 80 vota në kuti në raundin e parë dhe të dytë, kurse në të tretin mjaftojnë vetëm 61 vota nga 120 të mundshme.

Po ashtu, për t’u zgjedhur president në raundin e parë dhe të dytë duhet që njëri kandidat t’i ketë 80 vota e në të tretin mjaftojnë 61. Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit brenda këtij afati 60 ditor, vendi shkon përsëri në zgjedhje.

Burimi: Kallxo