Georgina Rodriguez shkëlqen me bikini dhe ekspozon unazën gjigante të

0%

Georgina Rodriguez ka mahnitur me paraqitjen e saj në bikini, teksa në një postim të ri të premten bëri një referencë të drejtpërdrejtë për unazën e saj të madhe me diamant, pak para dasmës së përfolur me Cristiano Ronaldon.

Modelja 32-vjeçare shfaqi linjat e saj të jashtëzakonshme teksa pozoi e vetme në plazh, para se të ndante edhe një fotografi familjare me të fejuarin e saj dhe djalin e tij, Junior, 16 vjeç. Ajo publikoi gjithashtu një selfie e veshur me një mbulesë plazhi, ku dukej e interesuar që të vinte në pah unazën e saj të madhe.

Familja ka udhëtuar drejt Portugalisë dhe është spekuluar se Cristiano dhe Georgina do të kurorëzojnë martesën në pronën Quinta da Regaleira në Sintra.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Georgina Rodriguez Para ditës së madhe të përfolur, Cristiano, 41 vjeç, dhe Georgina shijuan një ditë relaksi në plazh, ndërsa ajo shkroi në përshkrimin e fotografisë: “Shinrin-yoku” – një term japonez që nënkupton relaksimin dhe lidhjen me natyrën.

Çifti të dy kanë ekspozuar unazat e tyre të mëdha me diamante në ditët e fundit, duke shtuar edhe më shumë spekulimet se dasma e tyre është pranë. Georgina Rodriguez

Burimi: Bota Sot