Ajvazi: Shqetësim serioz situata me të dhënat e bizneseve në faqen e

0%

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës (OEK), Kushtrim Ajvazi, ka reaguar sot lidhur me siç thotë ekspozimin e dokumenteve, nënshkrimeve apo kopjeve të identifikimit nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, duke thënë se kjo mund të krijojë rrezik për falsifikime, mashtrime financiare dhe keqpërdorime të tjera në emër të bizneseve.

Ajvazi thekson se si financier, e sheh me shqetësim serioz situatën me të dhënat e bizneseve në faqen e ARBK-së. Shqetësimet për publikimin e të dhënave nga ARBK-ja, deklarohet MINTI “Ekspozimi i dokumenteve, nënshkrimeve apo kopjeve të identifikimit mund të krijojë rrezik për falsifikime, mashtrime financiare dhe keqpërdorime të tjera në emër të bizneseve.

Si financier, e shoh me shqetësim serioz situatën me të dhënat e bizneseve në faqen e ARBK-së. Shpresoj që institucionet kompetente ta sqarojnë sa më parë situatën dhe të konfirmojnë se të dhënat e ndërmarrësve janë të sigurta”, shkruan Ajvazi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi