Abdixhiku: LDK-ja ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka kërkuar delegatëve që ta ndihmojnë në bashkimin e partisë, derisa mbajtjen e Kuvendit të LDK-së të enjten e ka quajtur të panevojshëm, të dëmshëm dhe të ngutshëm. Ai ka theksuar se LDK-ja ka nevojë për bashkim, e Kosova ka nevojë për stabilitet institucional.

“LDK ka nevoje për bashkim; gjersa Republika ka nevojë për stabilitet institucional, për institucione funksionale dhe për një politikë që vendos interesin shtetëror mbi çdo llogari tjetër. Ky do të mbetet orientimi ynë. Kështu njihet LDK”, ka shkruar ai një ditë pasi Kuvendi i LDK-së ia konfirmoi udhëheqjen si kryetar partie.

Abdixhiku e ka quajtur sprovuese kërkesën për largimin e tij si kryetar, duke shtuar se kjo nuk i ndryshon vlerat e LDK-së. “Kjo periudhë na sprovoi. Por sprovat nuk duhet të na ndryshojnë vlerat. LDK-ja është ndërtuar mbi kulturën e dialogut, të maturisë dhe të respektit për mendimin ndryshe. Pikërisht këto vlera duhet të na udhëheqin edhe tani. Prandaj sot kam vetëm mirënjohje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mirënjohje për ata që më besuan. Po aq mirënjohje edhe për ata që menduan ndryshe. Demokracia nuk kërkon njëzëshmëri; ajo kërkon respekt. Tani, më ndihmoni të gjithë, të bashkojmë këtë shtëpi; dhe nga këtu të bashkojmë dhe gjithë Kosovën”. Të enjten, 170 delegatë të LDK-së votuan për qëndrimin e Abdixhikut në krye të partisë, ndërsa 152 për largimin e tij.

Nisma për shkarkimin e tij u ndërmorr pas zgjedhjeve të 7 qershorit, kur LDK-ja ka dalë prapë parti e tretë me 16.7 për qind të votave.

Edhe Arbëri Abdixhiku: Bashkimi i LDK-së, antidot i gjendjes ku ka rrëshqitur Kosova Menjëherë pas konfirmimit të Abdixhikut si kryerar, ai dhe nënkryetari i partisë Lutfi Haziri kanë paralajmëruar rikthim në tavolinën e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje, për formimin e institucioneve.

Ky proces ishte pezulluar për shkak të Kuvendit të ftuar të LDK-së, me inicimin e shkarkimit të Abdixhikut.

Burimi: Koha