Shpërndaje në: John Stones është futbollisti më i ri i kampionit të Serie A, Inter. Interi të enjten mbrëma e zyrtarizoi transferimin e reprezentuesit të Anglisë. Stones i bashkohet Interit si futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Manchester Cityn. 32-vjeçari me “Nerazurrët” ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2028.
“John Stones është gati të nisë një kapitull të ri në Itali. Një ambient i ri, një kampionat i ri dhe një sfidë e re, i mbështetur nga e gjithë përvoja që ka fituar gjatë karrierës së tij. Pasi shkroi histori në Manchester, Stones është gati të nisë aventurën e tij të re me Interin”, ka shkruar gjiganti italian në faqen zyrtare.
Edhe Futboll 23 kor 2026 Zyrtare, Adeyemi transferohet te Barcelona Stones pjesë e Cityt ishte nga viti 2016. Qendërmbrojtësi me përvojë me Cityn zhvilloi 295 ndeshje, derisa kontribuoi me 19 gola dhe nëntë asistime.
