Shpërndaje në: Analisti politik Artan Muhaxhiri ka vlerësuar se Lumir Abdixhiku duhet të largohet nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në “Konfront” të KTV-së, Muhaxhiri ka deklaruar se është për keqardhje që LDK-ja ka rënë në nivelin ku është sot – si partia e tretë. Të enjten, LDK-ja ka mbledhur Kuvendin e jashtëzakonshëm.
Në rend dite është kërkesa e delegatëve për shkarkimin e Abdixhikut, pas dështimit të zgjedhjeve të 7 qershorit. “Çfarëdo që të jetë rezultati i sotëm LDK-ja do të jetë humbëse, edhe nëse qëndron apo largohet Abdixhiku. Çarja është shumë e madhe. Rezultatet e kanë sjellë në një bllokadë edhe të brendshme edhe të të menduarit edhe të pamundësisë për të gjetur zgjidhje.
Ekziston një ngërç, gjendje jashtëzakonisht e rënduar. Abdixhiku duhet të largohet sepse nuk ka më autoritet që të vazhdojë”, ka thënë ai.
