Shania Twain për kritikat ndaj pamjes së saj: Trupi im nuk është

0%

Këngëtarja Shania Twain foli për menopauzën dhe kritikat për pamjen e saj në një intervistë për People, duke thënë se ka mësuar të pranojë ndryshimet e trupit të saj dhe të vendosë mirëqenien e saj në vend të parë. Twain tha se menopauza ishte një faktor që kontribuoi në incidentin e vitit 2019, kur ajo u lëndua gjatë një shfaqjeje në Las Vegas dhe u desh të nxirrej nga skena.

Ajo deklaroi se më pas këputi dy muskuj në kofshë dhe problemi u përkeqësua më tej nga dehidratimi, marrja e pamjaftueshme e ujit, proteinave dhe kripës dhe mungesa e përshtatjes me klimën në Nevada. Ajo kujtoi gjithashtu një periudhë kur e kishte të vështirë të përballonte ndryshimet fizike.

Ajo thotë se nga një grua e re që ishte e kënaqur me pamjen e saj, kaloi në një fazë ku nuk shihte më atë që i pëlqente në pasqyrë. Sot, ajo e sheh ndryshe dhe thotë se shëndeti i saj është përparësia e saj. “Mirëqenia vjen gjithmonë e para,” tha ajo. Këngëtarja thekson se nuk ka më nevojë të kthehet te idealet e viteve të saj të rinisë. “Nuk po përpiqem të jem 30 vjeç.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk po përpiqem të jem 25 vjeç dhe nuk do të jem kurrë më. I inkurajoj të gjithë: Shijojeni veten ashtu siç jeni tani dhe duajeni atë”, tha Twain. Duke folur për plakjen, ajo tha se kalon nëpër secilën fazë duke u përshtatur me të. Si shembull, ajo veçoi tenisin, të cilin nuk mund ta luajë më si më parë, kështu që ndryshoi mënyrën e të luajturit për të lehtësuar ngarkesën në trupin e saj.

Ajo tha gjithashtu se komentet negative për pamjen e saj nuk e ndikojnë më: “Trupi im nuk është diçka për të cilën duhet të turpërohem. Me kohën dhe pjekurinë vjen ajo guxim”.

Burimi: Telegrafi