Reagim ndaj fushatës dezinformuese të Vox Kosova kundër KALLXO.com

0%

Redaksia e KALLXO .com po vazhdon të përballet me një fushatë të orkestruar të shpifjeve dhe fyerjeve të motivuara nga hakmarrja e individëve, politikanëve dhe bizneseve për punën tonë profesionale.

Në këtë fushatë më , faqja VOX Kosova, e cila disa herë është paditur për shpifje në të kaluarën, ka publikuar një përmbajte me të cilën pretendon se KALLXO .com ka marrë nga mediat ruse pretendimin se në diskutimet në Uashington mund të vendosej për modelin Shenzhenit. Fushata me shpifje e VOX Kosova pa dyshim është e pabazuar dhe synon që publikun ta vendosë në lajthitje.

VOX manipulon opinionin duke paraqitur një deklaratë të Richard Grenell, diplomatit amerikan, duke deklaruar se nuk bëhej fjalë për Shenzhen, por për mini-Schengenin. E para, Grenell e ka bërë këtë sqarim vetëm në muajin shtator 2020. Deri atëherë, të gjitha mediat i janë referuar si Shenzhen dhe ne nuk kemi parë ndonjë reagim apo demant nga ana e Grenellit për keqcitim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo dëshmohet edhe me faktin që media amerikane që e ka publikuar e para, si dhe mediat e tjera kredibile, vazhdojnë ta kenë të publikuar lajmin për Shenzhen dhe jo Schengen (shih këtu , këtu dhe këtu ). Pra, në kohën kur është publikuar artikulli në KALLXO.com nuk ka pasur të publikuar asnjë demant se nuk bëhet fjalë për Shenzhen.

Pa asnjë verifikim paraprak, VOX Kosova publikon vetëm këtë deklaratë, pa konsultuar arkivat dhe pa faktuar se ideja për Shenzhen ishte përmendur nga vetë z. Grenell në median amerikane newsmax.com dhe atë më .(shih: ) Mbi këtë deklaratë, nga muaji qershor 2020, në Kosovë ishte hapur një diskutim i gjerë për modelin për marrëveshjen e Uashingtonit.

Duke u bazuar në këtë deklaratë, disa media, duke përfshirë edhe ato në gjuhën shqipe, kishin raportuar ditëve në vijim për këtë ide: 1. – ( arkiva ) 2. – ( arkiva ) 3. – ( arkiva ) 4. – ( arkiva ) 5. – ( arkiva ) 6. – ( arkiva ) Për më tepër, në media si Gazeta Express janë publikuar edhe artikuj të cilët nuk thirrren në burime të informacionit, e të cilët pretendojnë se komuniteti i biznesit në Kosovë ka mirëpritur një ide si ajo e Shenzhenit. (shif: ( arkiva )) Se ky propozim ishte në tavolinën e diskutimit dhe kishte një dakordim për të diskutuar për të atëbotë ishte konfirmuar edhe nga vetë presidenti Hashim Thaçi. (shih: ).

Thaçi në këtë deklarim kishte potencuar se mund të ketë një mini-Shenzhen. Redaksia e K ALLXO .com konfirmon se artikulli i publikuar nga ne, e i cili ofron argumente se pse një mini-Shenzhen nuk është i mirë për Kosovën, nuk ka qenë më parë i publikuar në media ruse.

KALLXO.com konfirmon se në artikullin e publikuar nga ne konstatohet se ky është një nga modelet që mund të jetë në tryezën e bisedimeve dhe asnjëherë nuk paraqitet si punë e kryer. Në shkrim shpjegohen në detaje se çfarë nënkupton ky model, si funksionon dhe cilat do të ishin pasojat për Kosovën nëse ai implementohet.

KALLXO.com i është drejtuar me letër redaksisë së Vox Kosova me kërkesë urgjente për të korrigjuar përmbajtjen, ndërsa do të vazhdojë me procedurat e tjera ligjore për të mbrojtur punën profesionale ndaj sulmeve të vazhdueshme me gjuhë të urrejtjes dhe lajme të rreme.

Burimi: Kallxo