Lajm i keq për Mourinhon – lëndohet ylli i Real Madridit dhe humbet

0%

Real Madridi ka marrë një goditje të hershme gjatë fazës përgatitore, pasi mbrojtësi Raul Asencio ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë. Ai bëhet lojtari i parë që pëson lëndim në epokën e Jose Mourinhos te klubi madrilen. Klubi konfirmoi përmes një njoftimi zyrtar se ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathtë.

Rikthimi i tij do të varet nga ecuria e rikuperimit dhe reagimi ndaj trajtimit. Sipas gazetës spanjolle Marca , mbrojtësi i ri pritet të mungojë nga katër deri në gjashtë javë, çka nënkupton se ai do të humbasë pjesën e mbetur të fazës përgatitore dhe pjesëmarrja e tij në ndeshjet e para të sezonit të ri në La Liga mbetet në dyshim.

Parte médico de Asencio. — Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 30, 2026 Asencio luajti vetëm pjesën e parë të miqësores së zhvilluar të martën ndaj Leganes në Valdebebas, përpara se të ndiente shqetësime dhe të largohej nga fusha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Koha e këtij dëmtimi konsiderohet shumë e pafavorshme për futbollistin. 19 vjeç, por me statistika të frikshme – ja pse Real Madridi po e transferon Diomanden Raportimet e fundit e kishin përfshirë Asencion në listën e lojtarëve që mund të largohen gjatë kësaj vere, veçanërisht pas afrimit të mbrojtësit francez Ibrahima Konate, i cili iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Liverpoolin.

Edhe pse dëmtimi nuk konsiderohet serioz, ai mund të shtyjë çdo vendim për të ardhmen e Asencios, i cili fillimisht duhet të përfundojë procesin e rikuperimit dhe të rikthehet në stërvitje./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi