Përmes teknikave minimale-invazive (laparoskopi dhe artroskopi), trajtimeve të personalizuara dhe një ekipi elitar mjekësh, spitali ofron zgjidhje për rastet më komplekse kirurgjike, gjinekologjike dhe ortopedike. Frika nga operacionet e mëdha, dhimbjet e gjata postoperative dhe periudhat e stërzgjatura të rikuperimit tashmë i përkasin të kaluarës.
Mjekësia moderne botërore është orientuar tërësisht drejt metodave minimale-invazive – ndërhyrjeve që kryhen përmes vrimave milimetrike, duke garantuar saktësi maksimale dhe rehati absolute për pacientin. Në , kjo teknologji e fjalës së fundit është kthyer në standardin e përditshëm të punës.
Falë investimeve në infrastrukturë dhe bashkimit të emrave më të njohur të mjekësisë, ky spital po trajton me sukses të lartë patologjitë nga më të thjeshtat deri tek ato më kompleksat.
Kirurgjia Abdominale: 70% e ndërhyrjeve kryhen me metodat më të avancuara minimale-invazive Në spitalin tonë realizohen pothuajse të gjitha procedurat e kirurgjisë abdominale përmes metodave minimale-invazive (laparoskopisë), të cilat janë rekomandimet aktuale të udhëzuesve shkencorë ndërkombëtarë.
Afërsisht 70% të intervenimeve kirurgjikale pranë spitalit tonë bëhen me anë të teknikës minimale-invazive. Pacienti nuk ka nevojë të ketë hapje të mëdha, lëndime apo cikatrice të mëdha.
Përmes vetëm dy vrimave të vogla prej 1 cm dhe 5 mm, pacienti ndihet shumë komod, mobilizohet shpejt dhe kthehet në shkollë apo në vendin e punës pa pasur nevojë të qëndrojë gjatë në spital për shkak të dhimbjeve.
Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Abdominale mbulon një gamë jashtëzakonisht të gjerë, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me urologët dhe gjinekologët për ndërhyrje të kombinuara: Kirurgjia bariatrike (e obezitetit): Sleeve gastrektomi laparoskopike dhe Roux-N-Y gastric bypass. Kirurgjia endokrinologjike: Ndërhyrjet në tiroidë, paratiroidë dhe gjëndra mbiveshkore.
Traktet e sipërme dhe të poshtme: Trajtimi i kancerit dhe sëmundjeve beninje të ezofagut, lukthit, duodenumit, zorrës së hollë dhe apendiksit (edhe te fëmijët dhe gratë shtatzëna). Kirurgjia hepato-biliare dhe e pankreasit: Gurët në idhëz (kolecistektomi laparoskopike), tumorët e mëlçisë, cistat dhe kanceri i pankreasit.
Kirurgjia korrigjuese (Herniet): Korrigjimi i të gjitha hernieve (inguinale, ventrale, incizionale), qoftë si hernie primare apo si recidiv, met anë të rrjetave adekuate laparoskopike. Patologjitë proktologjike: Trajtimi i hemorroideve, fisurave dhe fistulave përmes teknikave klasike ose me teknologjitë më të kërkuara si radiofrekuenca dhe lazeri.
Procedurat endoskopike: Gastroskopia, kolonoskopia dhe rektosigmoendoskopia për diagnostikim të saktë. Gjinekologji dhe Obstetrikë: Kujdes i modernizuar për nënat dhe shëndetin e gruas Shëndeti i gruas dhe mirëqenia e fëmijës trajtohen me prioritet absolut në United Hospital. Departamenti ynë ofron një infrastrukturë të tërësishme për ndjekjen e jetës dhe shëndetit riprodhues.
Shërbimet e modernizuara gjinekologjike përfshijnë: Vizita rutinore gjinekologjike dhe diagnostikim i hershëm i patologjive. Përcjellje e detajuar e shtatzënive përmes ekzaminimeve ultrasonografike të avancuara dhe monitorimit të shëndetit fetal. Konsultime profesionale dhe ekzaminime të hollësishme për infertilitet.
Ndërhyrje operative të avancuara të kirurgjisë gjinekologjike, duke përdorur laparoskopinë dhe histerroskopinë për ndërhyrje pa prerje klasike. Ortopedi dhe Traumatologji: Standarde evropiane për riaftësimin e shpejtë dhe lëvizjen e lirë Lëndimet sportive, thyerjet e kockave dhe problemet kronike të nyjeve kërkojnë trajtime specifike dhe shumë të personalizuara.
Ekipi i ortopedëve dhe traumatologëve sjell në United Hospital standardet më të larta evropiane për të gjitha grupmoshat. Në këtë departament ofrohen zgjidhje të avancuara mjekësore: Trajtimi i frakturave komplekse te të rriturit dhe fëmijët.
Menaxhimi i lëndimeve sportive, duke përfshirë dëmtimet e ligamenteve, meniskut dhe strukturave të tjera të nyjeve përmes artroskopisë minimale-invazive. Artroplastika e avancuar, që përfshin vendosjen e protezave totale të supit (grahmatës), kërdhokullave (kofshës) dhe gjunjëve me materiale premium.
Aplikimi i terapive biologjike dhe trajtimeve konservative të kombinuara met një plan individual të rehabilitimit post-operativ. Diagnostikim dhe vendimmarrje multidisiplinare Asgjë nuk lihet në dorë të rastësisë. Përpara çdo ndërhyrjeje kirurgjikale, pacienti kalon nëpër një proces të rreptë të vlerësimit ku përfshihen kirurgët, anesteziologët dhe specialistët e fushave përkatëse.
Ky bashkëpunim mjekësor garanton që çdo pacient të marrë trajtimin më të sigurt dhe një plan individual riaftësimi. Nëse keni nevojë për një konsultë specialistike apo dëshironi të merrni një opinion të dytë profesional për shëndetin tuaj, ekipi i United Hospital është i gatshëm t’ju ofrojë dijen dhe zgjidhjen më të mirë.
